Fillimi LajmeBjellorusia kalon në gjendjen e “kërcënimit të lartë terrorist”

Bjellorusia kalon në gjendjen e “kërcënimit të lartë terrorist”

nga Shekulli Agency

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, njoftoi se vendi ka kaluar në gjendjen e “kërcënimit të lartë terrorist”.

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, Lukashenko vlerësoi situatën në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Situata në kufi është tensionuar, deklaroi Lukashenko i cili tha se “për shkak të rritjes së tensionit në kufijtë tanë, është kaluar në gjendjen e kërcënimit të lartë terrorist”.

“Për këtë arsye filluam procesin lidhur me vendosjen e njësisë ushtarake aleate në të cilën ushtria bjelloruse përbën bazën dhe e cila mbështetet nga njësitë ushtarake të Rusisë”, shtoi ai.

Lukashenko më 10 tetor kishte njoftuar se me Rusinë kishin rënë dakord për formimin e një njësie të përbashkët ushtarake rajonale.

Edhe ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, deklaroi se do të marrin masa kundër mobilizimit ushtarak në kufirin ukrainas.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies