Fillimi LajmeTrump: Vritet zëvendësi i Al-Baghdadit

Trump: Vritet zëvendësi i Al-Baghdadit

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri të ditur se është vrarë zëvendësi numër një i liderit të vrarë të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr Al-Baghdadi.

“Sapo konfirmova që zëvendësi numër një i Abu Bakr al-Baghdadit është vrarë nga ushtarët amerikanë”, shkroi Trump në Twitter.

Presidenti amerikan nuk bëri të ditur emrin e personit të vrarë. “Me shumë mundësi do të kishte marrë detyrë, por tani edhe ai vdiq”, u shpreh ai.

Operacioni në të cilin u vra Al-Baghdadi u zhvillua në veri të Idlibit. Tetë helikopterë amerikanë dhe dy mjete ajrore pa pilot bombarduan objektivin në afërsi të fshatit Barisha.

Nga ana tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit dje njoftoi se zëdhënësi i DEASH-it, Abu Hasan Al-Muhaxhir ishte vrarë në afërsi të qytetit sirian, Jarabulus.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies