Fillimi LajmeTragjedi tjetër në Mekë, evakuohen 1 mijë pelegrinë

Tragjedi tjetër në Mekë, evakuohen 1 mijë pelegrinë

nga Shekulli Agency

 

meka_222-7218655Më shumë se 1.000 pelegrinë janë evakuuar dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të një zjarri në një hotel, në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite.

Incidenti ndodhi vetëm gjashtë ditë pas vinçi vdekjeprurës shkaktoi të paktën mbi 100 viktima.

Autoritetet saudite thonë se zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katëshe në lagjen Azizija, raporton AP, transmeton TetovaSot.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy pelegrinë të plagosur dhe 1.000 janë evakuuar të padëmtuar, tha agjencia e mbrojtjes civile. Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkaqet e zjarrit.

Zjarri ndodh vetëm katër ditë para haxhit dhe gjashtë ditë pas rënies së vinçit në Xhaminë e Madhe në Mekë, duke vrarë më shumë se 100 persona dhe qindra të besimtarë të tjerë mbeten të plagosur.

https://youtu.be/tdLNglY7Ndo

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies