
Grupet e huaja terroriste me mbështetje të Iranit që luftojnë në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri dërguan përforcime në Idlib, raporton AA.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se Brigada e Kudsit një prej grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane që janë të vendosura në lindje të vendit, një ditë më parë kanë dërguar përforcime për regjimin e Asadit i cili ka filluar operacionin tokësor në Idlib.
Në autokolonën e përforcimeve krahas 250 elementëve të armatosur të Brigadës Kuds, janë edhe 5 tanke dhe 30 automjete 4×4.
Dihet që në Siri ndodhen mbi 120 mijë forca terroristë të huaja me mbështetje iraniane. Aktualisht një pjesë e këtyre forcave janë të vendosur në rajonet përreth Idlibit.
Regjimi i Asadit me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë më 20 dhjetor filloi një sulm me qëllimin për të përparuar nga toka dhe për të marrë nën kontroll vendbanimet në pjesën jugore të Idlibit.
Ndaj sulmit të filluar nga regjimi i Asadit, mbështetje ofrojnë grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani si dhe “Legjioni 5” i emëruar “Forcat Tigër” të kryesuar nga forcat speciale ruse.