Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Në një deklaratë nga Zyra e Komunikimeve të Presidencës Turke thuhet se Erdogan dhe Johnson në bisedën telefonike trajtuan çështjet rajonale, përfshirë Libinë dhe Sirinë si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.