Fillimi LajmeTanrıverdi: Qeveria turke duhet të vazhdojë të mbroj Kudsin dhe Mesxhid-i Aksanë

Tanrıverdi: Qeveria turke duhet të vazhdojë të mbroj Kudsin dhe Mesxhid-i Aksanë

nga Shekulli Agency

Kryetari i Komitetit i Kudsit pranë Konfederatës HAK-İŞ dhe ish-deputet në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Hüseyin Tanrıverdi, tregoi se ish-presidenti i Palestinës dhe lideri i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Arafat i ka thënë 5 muaj para vdekjes që “Qeveria turke duhet të vazhdojë të mbroj Kudsin dhe Mesxhid-i Aksanë”, raporton AA.

Tanrıverdi në një deklaratë për AA në përvjetorin e vdekjes së Arafat, i cili ndërroi jetë më 11 nëntor 2004, tregoi për vizitën e tij që ka zhvilluar në vitin 2004 në Ramallah.

Ai në cilësinë e kryetarit të grupit të miqësisë ndërparlamentare Turqi-Palestinë në atë kohë, tregon se është takuar me Arafat, i cili i ka treguar se qeveria turke duhet të vazhdojë të mbrojë Kudsin dhe Mesxhid-i Aksanë.

Tanrıverdi më tej shpjegon se Arafat atij i ka thënë: “Në periudha të ndryshme e çliruat Kudsin. Ju dëshmuat se e kuptoni vlerën dhe rëndësinë e Kudsit për botën islame”.

Arafat, një ndër simbolet më të rëndësishme të rezistencës palestineze ka ndërruar jetë më 11 nëntor 2004 në Francë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies