Fillimi LajmeStudentja 21-vjeçare belge pranon Islamin

Studentja 21-vjeçare belge pranon Islamin

nga Shekulli Agency

Në zonën Emirdağ në qytetin Afyonkarahisar të Türkiye-s (Turqisë), studentja 21-vjeçare shtetasja belge Anizet Heloise ka pranuar Islamin.

Në një deklaratë nga media sociale e Myftinisë së rajonit thuhet se në ceremoninë e konvertimit të mbajtur në institucionin e myftinisë në praninë e zëvendës myftiut rajonal Mehmet Aydınalp, u kënduan pjesë nga Kurani ndërsa Heloise-s nëpërmjet përkthyesit iu shpjeguan kushtet e besimit dhe të Islamit.

Më pas Heloise shqiptoi shehadetin dhe u bë muslimane.

Shtetases blege Heloise iu dhurua një Kuran, libër për njohuri fetare dhe “dokumenti i konvertimit”.

Heloise e cila gjithashtu vendosi emrin Leyla, në një deklaratë tha se arsyeja që ka zgjedhur fenë Islame është se ka gjetur qetësi me logjikën dhe gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve të saj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies