Fillimi PolitikëIsh-kryeministri pakistanez Imran Khan paralajmëron protesta mbarëkombëtare

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan paralajmëron protesta mbarëkombëtare

nga Shekulli Agency

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan njoftoi se do të zhvillojë protesta kundër qeverisë së koalicionit në të gjithë vendin.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, lideri i Partisë Lëvizja për Drejtësi e Pakistanit (PTI) Khan iu drejtua mbështetësve të tij në stadiumin kombëtar të Hokejit në Lahor.

Khan vuri në dukje se lufta për lirinë e vërtetë ka arritur në fazën e fundit dhe njoftoi se do të zhvillojë protesta kundër qeverisë së koalicionit në të gjithë vendin.

“Protestat do të fillojnë nga Rawalpindi”, tha Khan i cili shtoi se protesta do të zhvillojë në Karaçi, kryeqytetin Islamabad, Peshawar dhe në shumë qytete.

Ai theksoi se dëshiron të mbrojë interesat e vendit, se nuk është kundër SHBA-së dhe se dëshiron marrëdhënie të mira me Washingtonin.

Në deklaratat e bëra më parë Khan ka bërë përgjegjës SHBA-në për rrëzimin e qeverisë së tij.

Qeveria e Imran Khan-it në Pakistan ra me një votëbesim të mbajtur në parlament më 10 prill ku ajo mori 174 vota “kundër”.

Shahbaz Sharif, vëllai i Nawaz Sharif-it, i cili ka shërbyer si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër me mbështetjen e shumicës absolute me 174 vota në votimin e zhvilluar më 11 prill.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies