Fillimi LajmeShqipëri, gjendet i vdekur një punonjës i Gardës

Shqipëri, gjendet i vdekur një punonjës i Gardës

nga Shekulli Agency

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë është gjetur i vdekur brenda garazhit për automjetet e këtij institucioni.

Në një njoftim zyrtar Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka konfirmuar gardisti me detyrë funksionale ka qenë shofer i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

“Sot në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç. Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës”, thuhet në njoftim.

Theksohet se një grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies