Fillimi EkonomiBE zgjat edhe 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë

BE zgjat edhe 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë

nga Shekulli Agency

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur që të zgjasë edhe 6 muaj sanksionet ekonomike të cilat i zbaton ndaj Rusisë me arsye se ka destabilizuar Ukrainën.

Një zyrtar i lartë i BE-së i cili dha deklarata në lidhje me Samitin e Liderëve të BE-së, njoftoi se BE ka vendosur zgjatjen e sanksioneve ekonomike të cilat i zbaton ndaj Rusisë me arsye se ka destabilizuar Ukrainën.

Sanksionet ekonomike

Rusia, më 18 mars 2014 kishte aneksuar ilegalisht Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin Sevastopol. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe incidentet në lindje të Ukrainës, BE, SHBA dhe disa shtete kishin filluar të zbatojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

BE-ja për herë të parë vendimin për sanksione ekonomike ndaj Rusisë kishte marrë në vitin 2014. Në përputhje me sanksionet zgjatura 28 shtete e BE-së nuk mund t’i shesin armë Rusisë. Me sanksionet kufizohet blerja e disa teknologjive në sektorët rus të naftës dhe gazit nga shtetet e BE-së. Gjithashtu bankat publike ruse përjashtohen nga sektori financiar evropian.

Sanksionet të cilat veçanërisht përmbajnë kufizime ndaj tregtisë dhe investimeve, zgjaten në çdo 6 muaj. Sanksionet do të përfundonin më 31 korrik 2018.

Në sanksionet shtesë, përfshirë këtu ngrirjen e pronës dhe ndalimin e udhëtimit nga BE-ja, përfshihen gjithashtu shumë zyrtarë të lartë rusë dhe separatistë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies