Fillimi LajmeShqipëri, arrestohet një person me akuzën se “bënte thirrje për të vrarë hebrenjtë”

Shqipëri, arrestohet një person me akuzën se “bënte thirrje për të vrarë hebrenjtë”

nga Shekulli Agency

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person, i akuzuar se “bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë”, transmeton (AA).

Në njoftimin zyrtar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka konfirmuar se Drejtoria e Antiterrorit ka arrestuar një 39-vjeçar, me inicialet E. G, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak, pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’ dhe ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’ “, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, i arrestuari “bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë”.

Për shtetasin shqiptar të arrestuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies