Fillimi LajmeShpërthimet në tankerin iranian mund të jenë shkaktuar nga një sulm me raketa

Shpërthimet në tankerin iranian mund të jenë shkaktuar nga një sulm me raketa

nga Shekulli Agency

Shpërthimet në tankerin iranian të naftës në ujërat pranë qytetit saudit Xheda mund të kenë ndodhur si pasojë e një sulmi me raketa, tha Kompania Kombëtare Iraniane e Natës, transmeton AA.

Kompania iraniane në një deklaratë të publikuar në transmetuesin shtetëror tha se një sulm me dy raketa mund të ketë shkaktuar shpërthimet.

Siç u raportua, dy depot kryesore të tankerit, i cili po largohej nga Deti i Kuq, kanë pësuar dëme të rënda, dhe se asnjë person nuk është plagosur nga shpërthimet.

Ndryshe, dy shpërthime u raportuan midis orës 5:00 dhe 5:20 sipas kohës iraniane në tankerin “Sabity” në një largësi prej 60 miljesh nga Porti i Xhedas.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies