
Pritja më e natyrshme dhe legjitime e Turqisë është që aleatët e saj të tregojnë solidaritet brenda kornizës së pandashmërisë së sigurisë, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu.
“Nuk mjafton të thuhet ‘I kuptojmë shqetësimet legjitime të Turqisë’. Ne duam të shohim solidaritet të qartë”, Çavusoglu, duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Stamboll me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Operacioni “Burimi i Paqes” që Turqia e filloi në veri të Sirisë është shumë i rëndësishëm për sigurinë e territorit të aleancës, shtoi kryediplomati turk.
Çavusoglu tha se e ka informuar shefin e NATO-s për operacionin dhe se Turqia pret nga aleatët e saj të tregojnë “solidaritet të fuqishëm”.
Në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DEASH, Çavusoglu tha se “DEASH-in pranojmë si armik i përbashkët dhe deri më sot, vetëm ushtria turke ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in”.
Shefi i diplomacisë turke tha se pasdite, Stoltenberg do të pritet nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.