
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar se seriali “Diriliş Ertuğrul” që do të transmetohet në televizionin shtetëror PTV gjatë muajit të Ramazanit, do të jetë i dobishëm në mësimin e të rinjve pakistanezë për vlerat dhe historinë islame.
Khan u takua në kryeqytetin Islamabad me fenomenët e YouTube dhe prodhuesit e përmbajtjeve. Në fjalimin e tij këtu, ai tha se prodhimet turke i janë bashkuar si një aktor i tretë kinemasë amerikane dhe indiane të cilat kanë mbizotëruar prej vitesh në vend.
“Diriliş Ertuğrul është një serial shumë interesant që tregon kulturën dhe historinë islame. Normalisht këtu ishin të pranishëm prodhime të Hollywood-it dhe Bollywood-it ndërsa tani është përfshirë edhe një aktor i tretë. Në (Diriliş Ertuğrul’da) ka romantizëm, histori dhe më e rëndësishmja ka vlera islame. Do të jetë i dobishëm në mësimin e të rinjve tanë për historinë dhe vlerat islame”, theksoi Khan.
Ai tha se prodhimet e Hollywood-it dhe Bollywood-it dëmtojnë kulturën dhe vlerat morale në vend.
“Me keqardhje më duhet të them se në prodhimet e 30 viteve të fundit të Hollywood-it dhe Bollywood-it ka përmbajtje që nuk janë në përputhje me vlerat tona morale dhe kulturore. Në Bollywood ka filluar të shfaqen gjëra të këqija të cilat më parë nuk ishin. Ndërsa Hollywood teksa tregon të mirat e tyre ndikon rininë tonë duke mos treguar të keqen e tyre. Nën ndikimin e filmave dhe serialeve që bëjnë rritet përdorimi i drogës, krimet seksuale dhe kriminaliteti”, tha kryeministri pakistanez, Khan.
Sipas tij, prodhimet e Hollywood-it dhe Bollywood-it dëmtojnë jetën dhe strukturën e familjes pakistaneze.
PTV në dhjetor njoftoi se me udhëzim të kryeministrit Khan do të transmetohet seriali “Diriliş Ertuğrul” të dubluar në gjuhën urdu.
Duke marrë të drejtat e transmetimit të serilait në Pakistan, PTV përfundoi punimet e dublimit dhe filloi transmetimin e serialit në televizon ditën e parë të Ramazanit.
Seriali gjatë Ramazanit do të transmetohet 3 herë çdo ditë në PTV përfshirë një seri të re dhe dy përsëritje.