Fillimi LajmeKosovë, me 32 raste të reja shkon në 763 numri i të infektuarve me COVID-19

Kosovë, me 32 raste të reja shkon në 763 numri i të infektuarve me COVID-19

nga Shekulli Agency

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 32 raste janë të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 763 numrin e përgjithshëm të tyre, nga të cilët deri më tani 21 kanë vdekur dhe 166 janë shëruar.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) nuk është raportuar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por një pacient tjetër është shëruar, duke e çuar në 166 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend. 

32 rastet pozitive me koronavirus të raportuara sot janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat numri më i madh i tyre është regjistruar në Komunën e Pejës.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 297 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e deri sot numri i mostrave të testuara është 6.479.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies