Fillimi LajmeSerbia falënderon Rusinë për mbështetjen ushtarake

Serbia falënderon Rusinë për mbështetjen ushtarake

nga Shekulli Agency

Serbia ka falënderuar Rusinë për dërgimin e raketave të saj të sofistikuara kundërajrore për stërvitjet e përbashkëta të mbrojtjes ajrore, që është vendosja e parë e tillë nga ana e Moskës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi sot aeroportin ushtarak afër Beogradit, duke thënë se ishte i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

“Jam mirënjohës për miqtë tanë rusë për të rritur në mënyrë drastike aftësitë tona të mbrojtjes”, tha ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet me rreze të gjata veprimi S-400 dhe sistemet me rreze të shkurtëra Pantsyr-S marrin pjesë në stërvitjen “Mbrojtja Sllave-2019” që parashikon veprim të përbashkët nga ushtarët rusë dhe serbë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.

S-400 do të kthehet në Rusi pas stërvitjeve gjashtë-ditore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies