Fillimi LajmeRadmila Shekerinska fillon vizitën në Kosovë

Radmila Shekerinska fillon vizitën në Kosovë

nga Shekulli Agency

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).

Pas takimit të ministres Shekerinska me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha do të mbahet edhe takimi i përbashkët në mes dy delegacioneve. Ndërsa dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Shekerinska dhe delegacioni që ajo kryeson, do të vazhdojë vizitën e punës edhe në qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Ministrja do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies