Fillimi LajmeForcat turke neutralizuan 21 terroristë në Afrin

Forcat turke neutralizuan 21 terroristë në Afrin

nga Shekulli Agency

Forcat e Armatosura Turke (TSK) neutralizuan 21 terroristë të tjerë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në Sirinë veriperëndimore të enjten si pjesë e Operacionit Dega e Ullirit në Afrin, njoftoi ushtria turke, transmeton (AA).

“Sipas informacioneve të marra nga rajoni, 21 terroristë të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it u neutralizuan në kuadër të Operacionit Dega e Ullirit. Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit u rrit në 811”, njoftoi Shtatmadhoria e Turqisë në një deklaratë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se përmes sulmeve ajrore forcat turke kanë shkatërruar 14 objektiva të grupeve terroriste, duke përfshirë strehimore, kazerma, si dhe depo dhe pozicione armësh.

Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies