Fillimi LajmeRa, ra, ra, Ramush Haradinaj nga pushteti!

Ra, ra, ra, Ramush Haradinaj nga pushteti!

nga Shekulli Agency

Nga: Bajram Hoti, autor i grisjes së fotografisë të Ibrahim Rugovës në Kuvendin e Kosovës

Letër Kryemnistrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Z. Kryeminstër, Ramush Haradinaj!

Në pamundësi që të ju takoj drejtëpërdrejtë dhe të ua thëm këto fjalë në sy, po iu drejtohem me një shkrim, me shpresë që e lexoni një ditë.

Z. Kryeministër, rritja e pagave të qeveritarëve dhe deputetëve mendoj se është kurthi politik që po të bëhët për rrezimin e Qeverisë, pikërisht nga ata që ta kanë plasuar këtë ide, dhe pas shpinës e dëshirojnë fundosjen tënde. Nuk e kuptoj z. Kryeministër, që me 100 ditë punë merr një vendim jo politikisht të favorshëm! Asnjë vend pune nuk është hapur z. Kryeministër, përveç atyre 70 zv.ministrave! Nderkohë që po rritet çmimi i energjis elektrike për 18%, rrogat mesatare të popullit nuk ndryshojnë, kurse rrogat e juaja i rritni në nivel të lartë, që e kalon edhe nivelin e pagave në gjithë Ballkanin. Popullit të Kosoves po i pihet gjaku në heshtje nga ushujzat e politikës dhe politikanëve lakmiqarë çdo ditë, kurse unë dua të shpresoj ende që ju nuk do të më zhgënjeni. Ramush (me falë që po të drejtohem kështu Kryeministër) kështu nuk i kemi pas fjalët! Mos harro se je shpresa që e kemi besuar fuqishëm. Këto fjalë po t’i thëm në emër të Popullit, që për dy javë isha në Atdhe, dhe pashë jetën e rëndë atje, pashë që populli kishte filluar të zemërohej edhe me juve, e pashë një pikëllim të thellë në mes të Popullit! Ç’do i ri me pyste se si ta ndihmoja të ikë nga Kosova! E unë e pyesja veten “More Zot, deri kur ma“? Z. Kryeminstër, në Shkollën e Mesme “Ukshin Hoti” në Krushë, 80% të nxënësve ishin femra, dhe vetëm 20% kishin mbetur mëshkuj!! Imagjino ç’ka d.m.th kjo në të ardhmën për vendin!

Sinqerisht

Bajram Hoti

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies