Fillimi LajmeErdogan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu i Sudanit

Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu i Sudanit

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Sudanit, Omer el Beshir.

Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij, El Beshir, pas intonimit të himneve kombëtare, kanë përshëndetur trupën ceremoniale dhe më pas kanë pozuar për mediat.

Erdoğan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, u prit nga fëmijët sudanezë me lule pas zbritjes nga avioni.

Në vizitën e tij, Erdoğan është i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Hulusi Akar, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ahmet Eşref Fakıbaba, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, ministri i Financave, Naci Ağbal, ministri i Arsimit Kombëtar, İsmet Yılmaz, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli dhe ministri i Çështjeve të Transportit, Detarisë dhe Komunikimeve, Ahmet Arslan.

Presidenti Erdoğan ndodhet në Sudan, në kuadër të një turneu për vizita zyrtare në vendet e Afrikës, si Sudan, Çad dhe Tunizi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies