Fillimi LajmePresidenti francez goditet me shuplakë në fytyrë gjatë vizitës në rajonin Drome

Presidenti francez goditet me shuplakë në fytyrë gjatë vizitës në rajonin Drome

nga Shekulli Agency

Një person i panjohur ka goditur me shuplakë presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite në rajonin Drome.

Incidenti ndodhi kur Macron iu afrua qytetarëve të mbledhur në qytetin Tain-l’Hermitage ku vizitoi gjimnazin turistik-hotelierik.

Marcon iu afrua qytetarëve që po prisnin ta përshëndesnin, ndërsa një nga të pranishmit e tërhoqi për krahu dhe e goditi me shuplakë.

Në pamjet e incidentit nuk dëgjohet se çfarë po thoshte burri derisa e goditi Macron-in, por mund të dëgjohet duke përfunduar fjalin me thirrjen “Qoftë i mallkuar makronizmi”.

Truprojat e presidentit francez ndërhynë shpejt dhe parandaluan incident më të madh.

Pallati Elysee konfirmoi lajmin e incidentit, të cilin ata e quajtën një tentim për të goditur me shuplakë.

Mediat franceze raportojnë se dy persona u privuan nga liria për shkak të incidentit.

Presidenti francez javën e kaluar qëndroi për një vizitë dy-ditore në rajonin Lot, ndërsa opozita e akuzon atë për organizimin e vizitave në rajonet franceze për qëllime parazgjedhore.​​​​​​​

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies