Fillimi LajmePompeo paralajmëron se SHBA do të ndryshojë qëndrimin ndaj vendbanimeve izraelite

Pompeo paralajmëron se SHBA do të ndryshojë qëndrimin ndaj vendbanimeve izraelite

nga Shekulli Agency

SHBA ndryshoi qëndrimin për vendbanimet izraelite të ndërtuara në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thyer precedentin që daton mbi katër dekada.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, paralajmëroi se vendi i tij do të largohet nga mendimi juridik i vitit 1978 i Departmentit të Shtetit, i cili vlerëson se vendbanimet janë “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Pompeo tha se ai mendim nuk ndihmon në procesin e paqes, duke mbrojtur qëndrimin se krijimi i vendbanimeve izraelite nga Washingtoni “nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

“Duke e konsideruar krijimin e vendbanimeve në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare nuk ka funksionuar, nuk ka përparuar kauzën e paqes. E vërteta e vështirë është se kurrë nuk do të ketë zgjidhje gjyqësore për konfliktin dhe për argumentet se kush është i drejtë dhe i gabuar derisa çështja e të drejtës ndërkombëtare nuk do të sjellë paqe”, tha Pompeo në fjalën e tij për gazetarët.

Memorandumi Hansell për mbi 40 vite ka qenë themel për qëndrimin e SHBA-ve mbi vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar. Memorandumi thotë se vendbanimet e Izraelit “duket se përbëjnë një shpërngulje të pjesëve të popullatës së vet civile në territorin që pushton”, duke e theksuar mospërputhjen e tyre me të drejtën ndërkombëtare.

Pompeo tha se politika e re, e cila do të kishte të bëj vetëm me Bregun Perëndimor, do të jetë se SHBA nuk ka “asnjë qëndrim” për statusin juridik të vendbanimeve individuale. Ai tha se SHBA nuk do të paragjykojë statusin përfundimtar të Bregut Perëndimor.

“Kjo është për izraelitët dhe palestinezët, të negociojnë”, tha ai.

Me shumë mundësi, kjo lëvizje synon t’i rraskapit zyrtarët palestinezë që kanë refuzuar rolin e SHBA-ve në çdo bisedim të ardhshëm të paqes me Izraelin, shkaku i vendimit të vitit 2017 të administratës së presidentit amerikan për njohjen e njëanshme të Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Që atëherë, SHBA nën presidentin Donald Trump vazhdoi me mbylljen e zyrës diplomatike të palestinezëvenë në Washington dhe zhvendosjen e ambasadës së saj izraelite nga Tel Avivi në Kuds.

Pas luftës 6-ditore të vitit 1967, Izraeli pushtoi Kudsin dhe Bregun Perëndimor, duke filluar një vit më vonë me krijimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Vendimi i administratës së presidentit amerikan për t’u larguar nga Memorandumi Hansell duket se do të distancojë më tej atë nga aleatët në Evropë.

Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) javën e kaluar vendosi që produktet e prodhuara nga territoret e pushtuara izraelite duhet të etiketohen si të tilla.

Palestinezët e duan Bregun Perndimor, së bashku me Rripin e Gazës, për krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor ligji ndërkombëtar i sheh si territore të pushtuara dhe të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve izraelite i konsideron si të paligjshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies