Fillimi PolitikëÇavusoglu: Marrëveshjet për Sirinë nuk janë përmbushur nga SHBA-të dhe Rusia

Çavusoglu: Marrëveshjet për Sirinë nuk janë përmbushur nga SHBA-të dhe Rusia

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, ka deklaruar se SHBA-të dhe Rusia ende nuk i kanë përmbushur marrëveshjet për Sirinë veriore të nënshkruara me Turqinë.

“A e kanë përmbushur atë që ishte e nevojshme në bazë të marrëveshjeve… jo, ata nuk e kanë bërë deri më tani, por ata duhet ta bëjnë”, tha Çavusoglu para anëtarëve të komitetit të planifikimit dhe buxhetit të parlamentit turk.

Çavusoglu kujtoi operacionet e fundit kundër-terroriste të Turqisë në Sirinë veriore. Ai theksoi se vendi i tij nuk ka zgjidhje tjetër përveç pastrimit të rajonit nga të gjitha grupet terroriste.

“Ne patjetër duhet të pastrohemi nga kërcënimi i terrorit pikërisht pranë nesh”, theksoi Çavusoglu, duke iu refuruar zonës së Sirisë veriore

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, për të ndihumar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja kërkon që organizata terroriste YPG/PKK të tërhiqet nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për të hapur rrugën për kthimin e sigurt të rreth dy milionë refugjatëve.

Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje e cila parashihte që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen rreth 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë, kurse forcat e sigurisë nga Turqia dhe Rusia të kryejnë patrulla të përbashkëta.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies