Fillimi LajmePKK kontrollon 80 për qind të trafikut të drogës në Evropë

PKK kontrollon 80 për qind të trafikut të drogës në Evropë

nga Shekulli Agency

Ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Süleyman Soylu, deklaroi sot se organizata terroriste PKK, kontrollon 80 për qind të trafikimit të drogës në Evropë dhe përfiton rreth 1.5 miliardë dollarë në vit.

Duke folur në një takim për luftën kundër varësisë në provincën jugore të Adanas, Soylu tha se organizatat terroriste shesin drogë dhe blejnë armë.

“Sidomos në Evropë, PKK kontrollon 80 për qind të tregtisë së drogës dhe vlerësohet se grupi terrorist fiton rreth 1.5 miliard dollarë në vit”, tha Soylu.

Në operacionet e brendshme anti-drogë, Soylu tha se numri i operacioneve u rrit 29 për qind në dhjetë muajt e parë të vitit 2018 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2017 janë kryer 70 operacione kundër trafikantëve të drogës ndërsa 10 operacione janë kryer deri më tani në vitin 2018”, shtoi Soylu.

PKK është cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies