26
Është lëshuar grupi i parë i emigrantëve që të hynë në Maqedoni e më pas menjëherë u shkaktua kaos. Emigrantët vraponin drejt stacionit hekurudhor që të futen në tren. Në gjithë këtë kaos një grua u lëshua të kaloj nga kordoni i policisë, por prapa kordonit ngeli familja e saj, e më pas edhe njëri fëmijë, njofton A1on.
Ajo me lot në sy, qëndronte në mes të rrugës, të vazhdoj me njërin fëmijë apo të lus që policia të ja lëshoj fëmijën tjetër. Policia ka filluar të lëshoj grup të emigrantëve aq sa ka kapacitet në trenin për Serbi.
