Fillimi LajmeOperacione antiterroriste në Ankara, arrestohen 49 shtetas të huaj

Operacione antiterroriste në Ankara, arrestohen 49 shtetas të huaj

nga Shekulli Agency

Në kuadër të operacioneve anti-terroriste në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nga 55 shtetas të huaj për të cilët është lëshuar urdhër, u arrestuan 49 prej tyre, raporton (AA).

Operacioni kundër anëtarëve të organizatës terroriste DEASH është duke u zhvilluar me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, e cila ka lëshuar urdhër për arrestimin e 55 shtetasve të huaj.

Është konstatuar se disa nga të arrestuarit ishin duke përgatitur aktivitete terroriste me rastin e festës turke të 29 tetorit – Ditës së Republikës.

Në vijim është marrja në pyetje e të paraburgosurve që janë përfshirë në aktivitete të armatosura nën ombrellën e organizatës terroriste në ndonjë nga fushëbetejat jashtë vendit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies