Fillimi LajmeMuslimanët në Etiopi thirrje botës të ndihmojë personat që janë prekur nga konflikti në vend

Muslimanët në Etiopi thirrje botës të ndihmojë personat që janë prekur nga konflikti në vend

nga Shekulli Agency

Këshilli i Lartë Islamik në Etiopi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë njerëzit që emigruan brenda vendit për shkak të përleshjeve midis forcave të qeverisë dhe Frontit Çlirimtar Popullor Tigray (TPLF), transmeton (AA).

Kryetari i Këshillit, Myftiu Haxh Omer Idris në një deklaratë për mediat lidhur me situatën aktuale në vend tha se mijëra njerëz u prekën nga përleshjet midis ushtrisë dhe anëtarëve të TPLF-së. Idris i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë për ata që emigruan brenda vendit.

Duke thënë se po punohet për t’i dhënë fund konflikteve në vend, Myftiu theksoi se liderët fetarë duhet të ndërmjetësojnë për këtë çështje.

Presidenti i TPLF-së, Debretsion Gebremichael i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutterres duke i bërë thirrje që të tërhiqen trupat e tij për paqe.

Më 17 dhjetor, OKB-ja u bëri thirrje të gjitha palëve në Etiopi që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbrojtur civilët dhe për t’i dhënë fund abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Kriza humanitare u thellua edhe më shumë pasi rebelët në veri sulmuan provincat Amhara dhe Afar pas Tigray.

Ushtria etiopiane ka filluar të rimarrë shumë zona të pushtuara nga TPLF.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies