Fillimi PolitikëBiden: Nëse kam shëndet të mirë do të rikandidoj në zgjedhjet presidenciale 2024

Biden: Nëse kam shëndet të mirë do të rikandidoj në zgjedhjet presidenciale 2024

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nëse do të ketë shëndet të mirë planifikon të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale që do mbahen në vitin 2024.

Në një intervistë për kanalin ABC, në pyetjen nëse mendon të rikandidojë apo jo, Biden tha: “Fillimisht jam një njeri që respektoj jashtëzakonisht fatin. Fati është shfaqur shumë herë në jetën time. Ashtu si tani edhe atëherë nëse do kem shëndet të mirë do të jem sërish kandidat”.

Ndërsa në pyetjen nëse dëshiron apo jo të garojë sërish me ish-presidentin Donald Trump, Biden u përgjigj: “Përse të mos garoj kundër Trumpit nëse do të jetë kandidat. Kjo e rrit pritshmërinë e garës”.

Gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më parë se Biden i cili do të jetë 81-vjeç në vitin 2024 synon të kandidojë sërish për president.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies