Fillimi LajmeMIT sjell nga Meksika anëtarin e lartë të FETO-s

MIT sjell nga Meksika anëtarin e lartë të FETO-s

nga Shekulli Agency

I ashtuquajturi imam në Meksikë i Organizatës Terroriste FETO, Osman Karaca, është kapur dhe kthyer në Turqi përmes një operacioni të organizuar nga Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT), raporton AA.

Ndaj Karaca-s autoritetet kishin lëshuar fletëarrest si person i cili ka zbatuar detyra të nivelit të lartë brenda organizatës terroriste.

Ai kërkohej me akuzën për “themelim dhe drejtim të një organizate të armatosur terroriste”.

Ndryshe, të ashtuquajturit imamë brenda FETO-s janë pjesë e hierarikisë së kësaj organizate terroriste.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies