Fillimi PolitikëParlamenti britanik në seancë të rrallë për votimin jetik të Brexit-it

Parlamenti britanik në seancë të rrallë për votimin jetik të Brexit-it

nga Shekulli Agency

Plan i Brexit-it të kryeministrit të Britanisë Boris Johnson po përballet me atë që pritet të jetë një votim jashtëzakonisht i ngushtë, ndërsa Parlamenti i Britanisë po përgatitet për seancën e tij të parë të mbajtur ditën e shtunë që nga lufta për Ishujt Falkland në vitin 1982.

Në këtë seancë do të diskutohet rreth planit të ri të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), i arritur midis qeverisë britanike dhe 27 vendeve të anëtare të BE-së në samitin e së enjtes.

Johnson shpreson për arritjen e mbështetjes së Parlamentit për marrëveshjen e re, pasi paraardhësja e tij, Theresa May, dështoi tri herë për të marrë votat e ligjvënësve në mbështetje të planit të saj.

Johnson nuk ka shumicë parlamentare, por shpreson të fitojë mbështejen e disa ligjvënësve të opozitës nga Partia Laburiste.

Ai për gazetën The Sun tha se votimi i planit do t’i jepte fund “kapitullit të dhimbshëm të historisë sonë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies