Fillimi LajmeMaqedoni e Veriut, nga nesër zbuten masat kufizuese të lëvizjes

Maqedoni e Veriut, nga nesër zbuten masat kufizuese të lëvizjes

nga Shekulli Agency

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që prej nesër, 23 prill, të zbusë kufizimet e lëvizjes në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas një deklarate të qeverisë, gjatë ditëve të punës, qytetarët do të lejohen të lëvizin nga ora 5:00 e mëngjesit deri në ora 19:00, prej kur fillon ora policore.

Ndërkaq, ndalesa e lëvizjes gjatë fundjavave do të fillojë në ora 15:00 të shtunën dhe do të zgjasë deri të hënën në ora 05:00.

Personat mbi moshën 67 vjeç do të lejohen të lëvizin çdo ditë pune nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 12:00 të mesditës, tha qeveria në deklaratë, duke shtuar se të rinjtë nën moshën 18 vjeç do të jenë në gjendje të dalin nga e hëna deri të premten, nga ora 13:00 deri në 19:00.

Të shtunën, personat mbi moshën 67 vjeç do të lejohen të lëvizin nga ora 5:00 e mëngjesit në ora 11:00 paradite, kurse personat nën moshën 18 vjeç do të mund të dalin nga ora 12:00 deri në ora 15:00.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies