Fillimi EkonomiBE propozon ndihmë financiare për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

BE propozon ndihmë financiare për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

nga Shekulli Agency

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të sigurojë tre miliardë euro ndihmë makro-financiare për dhjetë vende, përfshirë edhe vendet nga Ballkani Perëndimor, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Komisioni Evropian njoftoi se është miratuar propozimi për ndihmën financiare për dhjetë vende me qëllim të parandalimit të ndikimit të COVID-19 në ekonomitë e tyre.

Sipas këtij vendimi, Shqipëria pritet të marrë 180 milionë euro ndihma, Kosova 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut 160 milionë euro, Bosnja e Hercegovina 250 milionë euro, Mali i Zi 60 milionë euro, ndërsa vende tjera që përfshihen nga propozimi janë Gjeorgjia, e cila do të marrë 150 milionë euro, Jordania 200 milionë euro, Moldavia 100 milionë euro dhe Tunizia 600 milionë euro.

Ndihma më e madhe do të shkojë në Ukrainë, në shumën prej 1.2 miliardë euro. Pritet të miratohet mbështetja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies