Fillimi LajmeLejohet hyrja e ministrit serb, Vladan Vukosavljevic në Kosovë

Lejohet hyrja e ministrit serb, Vladan Vukosavljevic në Kosovë

nga Shekulli Agency

Policia e Kosovës njoftoi se kanë lejuar hyrjen në territorin e Kosovës të ministrit të Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviç, por se i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar në veri të Mitrovicës duke u kthyer me vetë dëshirë prapa për në Serbi.

“Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi”, thuhet në një njoftim me shkrim të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Policia kosovare poashtu bën të ditur se vizita e lejuar e ministrit serb ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo sipas policisë e njëjta nuk është realizuar në atë pikë kufitare, por në pikën kufitare Jarinje në veri të Kosovës.

Kujtojmë se sot Policia e Kosovës bazuar në planet e saj policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serb, përkatësisht të minisrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka angazhuar njësi relevante policore për zbatimin e këtij vendimi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies