Më kot mundohen Shqiptarët të ndryshojnë imazhin e tyre të shkërmoqur si Kombë. Shqiptarët nuk mund të hapërojnë as një çik hap prej fatit të vulosur si Komb ‘’degjenerik’’ apo e dorës së dytë në suazat ndërkombëtare, pa fajësinë e tij.
Të gjitha përpjekjet tregojnë se të kota ja
në çfaqejt e identitetit shqiptar si evropian duke tentuar të drejtojnë ”Krizën Identitare” me figurat e Skendërbeut, Nënë Terezës, Kadaresë e Bogdanit apo edhe të heroit legjendar, Adem Jashari… derisa Evropa dhe Amerika i ka reshtuar (pa faj të shqiptarëve) mes popujve primitiv dhe joproduktiv ose korruptivë.
Kjo gjendje e projektuar nga Euro-Amerikanët ka për qëllim t’i jepet imazhi negativ popullit shqiptar me një fotografi të shtrembëruar si një ”Komb Destruktiv”, qëllimisht të hutuar e të lënë në prapambeturi duke i pikatur si kriminel, ashtu bën edhe më herët kur fqinjësia e nxitur nga perëndimorët na thonin; ‘’popull me bisht’!
Në kohët e reja kjo arrihet përmes bashkëpuntorëve shqipfolës që marrin pjesë në kreun politikë shqiptar dhe në kulturë që ta ruajnë gjendjen statike (status kuos) të agonisë shqiptare missionarisht. Ata janë shkatërrues të vendit që fillon me paraqitjen e varfërisë tek populli. Varfëria e atij vendi paraqitet me harxhimet e tepërta dhe të pa nevojshme të udhëheqësve të atij vendi.
Shihet sesi postet dhe privilegjet janë bërë medalje të hajdutëve, ndërkohë varfëria, papunësija dhe demoralizimi shpërblim i të ndershmit, thotë Dr. Mustafa Mahmud!
Pa dyshim që është sëmurur rëndë bota perëndimore. Në vend se Shqiptarët të jenë faktor të denj stabilizuesë brenda ballkanit sepse janë më properëndimor, përkundrazi ata janë më të defaktorizuar nga statusi apo primati si popull që fatkeqësisht është më i shkeluri dhe më i nëpërkëmburi në saje të aleatëve ‘miq’, që kjo gjendja shqiptare të marr përmasat dramatike si ‘’popull i gollgotës’!
Përfundimisht dihet se, plani është i projektuar prej ‘fuqive të mëdhaja’, ndryshe të njohura si fuqitë imperialiste apo eksplloatuese e të mirave shqiptare të shtypur e të robëruar!
‘’Kurrë Shqiptarët nuk haruan se Evropa Londineze dhe Fuqitë e Mëdha me SHBA-në ishin faktor që ndan Shqipërinë Etnike në pesë shtete të copëtuar’’…!
Kurdo që shqiptarët të marrin iniciativ të bëjnë politikë të pavarur për çudi në çast nga euro-amerikanët sabotohen të ndihmuar nga poltronët servilë politikan dhe mediat properëndimor!
Janë rastet e freskëta kurr ‘celulat të përgjumur’ shqipfolës reaguan në një çast të telekomanduar si me buton siç bën ‘patriotët Mirditorë’ mbi hidrocentralin Turk, njëjtë vepruan edhe me aeroportin e Vlorës brenda Parlamentit. Por edhe vitin e kaluar TurkishAirlines të projektit të linjës ajrore Air ALBANIA, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk ‘’THY’’ që do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale u sabotua nga SHBA-ja me pretekse të ndryshme banale duke e larguar këtë ëndërr shqiptar për tu krijuar një ‘Aeroflotë Kombëtare’ që do ngriste cilësinë ajrore dhe dinjitetin shqiptar si shtet dhe si Kombë në rajonin e gjërë.
Atëherë pyesim përse SHBA-ja sabotoj këtë akt madhor?
Sigurisht se këtë akt SHBA-ja e pengon shkaku se veprimtaria është vepër më e mirëfilltë për të fituar financa të majme kundrejt atyre që janë projektuar të fitohen përmes kontrabandës narkotike që i jep imazh të shtrembëruar Shqipërisë (si shtet mafios), kurse në anën tjetër Kosovarët janë etiketuar si fundamentalist fetar derisa Iliridasët shqiptar të jenë etiketuar si terroristë, pikërisht si e do Evropa dhe SHBA-ja që Shqiptarët si Komb para fqinjësisë dhe ndërkombëtarëve të ulen në nivelin inferior!
Ky akt antihuman tregon qartë sa SHBA-ja është ‘mike’ ose pranë shqiptarëve si popull!
Pra këtu fshehet problemi! Padrejtësisht kompania ajrore shqiptare pengohet që të shtoj buxhetin shtetëror me anë të rrugës ajrore si më ndikuesja brenda vet ballkanit.
