Fillimi Lajme“Kthehu në Afrikë!”, parlamenti francez ndal seancën pasi fyhet në baza racore deputeti me ngjyrë

“Kthehu në Afrikë!”, parlamenti francez ndal seancën pasi fyhet në baza racore deputeti me ngjyrë

nga Shekulli Agency

Parlamenti francez shtyu seancën e tij të sotme pasi ligjvënësit me ngjyrë Carlos Martens Bilongo iu kërkua të kthehet në Afrikë nga një anëtar i një partie të ekstremit të djathtë.

Bilongo, anëtar i partisë së krahut të majtë France Insoumise, po i drejtohej parlamentit kur anëtari i ekstremit të djathtë bërtiti: “Kthehu në Afrikë!”, njoftoi partia në Twitter.

“E djathta ekstreme mbetet ajo që ka qenë gjithmonë, raciste dhe e neveritshme. Një sanksion përkatës duhet të shqiptohet menjëherë”, thuhet më tej.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies