Fillimi LajmeKreu i Turkish Airlines: U bëmë mysafir i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore

Kreu i Turkish Airlines: U bëmë mysafir i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore

nga Shekulli Agency

Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Ekşi, vleresoi rastin e kalimit të një avioni të kompanisë gjatë një konference për media të Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, transmeton (AA).

Ekşi, në deklaratën e bërë në Twitter tha se si kompania ajrore që fluturon në më së shumti vende në botë, është bërë “mysafir rasti” i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore, Edi Rama.

“Besoni se nuk kishim qëllim publiciteti”, tha Ekşi.

Dje, gjatë një konference për media me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi ndërpreu fjalën e tij në Aeroportin e Rinasit në Tiranë me rastin e kalimit të një avioni të transportuesit turk Turkish Airlines.

“Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak, e kemi linjën ajrore te Turqisë, Turkish Airlines”, tha komisioneri evropian kur ndërpreu fjalën e tij.

https://twitter.com/BilalEksiTHY/status/1390020522369486856?s=19

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies