Fillimi LajmeKosovë, gjenden dy të vdekur të nacionalitetit serb

Kosovë, gjenden dy të vdekur të nacionalitetit serb

nga Shekulli Agency

Në fshatin Babimoc të qytetit të Obiliqit, i cili ndodhet në Kosovën qendrore, dje në rrethana të pasqaruara kanë humbur jetën dy persona të nacionalitetit serb, raporton AA.

Lajmin për AA e konfirmoi Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës, i cili bëri të ditur se, “Më 8 janar, rreth orës 20:45 në fshatin Babimoc në Obiliq, në një shtëpi janë gjetur dy persona (një mashkull dhe një femër) të nacionalitetit serb, të vdekur. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit. Qeveria kërkon nga organet e rendit që të zbardhet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në një komunikatë me shkrim nga Zyra e Kryeministrit.

Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies