Fillimi LajmeDyndja për azil drejt Francës, shqiptarët jua kalojnë sirianëve dhe afganëve

Dyndja për azil drejt Francës, shqiptarët jua kalojnë sirianëve dhe afganëve

nga Shekulli Agency

Shqiptarët kanë shënuar një tjetër rekord në kërkesat për azil në Francë, me kalimin si numër ndaj sirianëve ikur nga lufta, por dhe afganëve që kanë pasiguri.

Një raport i fundit nga Qendra franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi, thotë se 7630 shqiptarë kërkuan azil në Francë gjatë vitit 2017, dy herë më të shumtë në numër se sirianët, e më pas afganët e shtetasit nga Haiti. Raporti thotë se pretendimet e tyre kanë qenë ekonomike, gjë që nuk merret parasysh pasi vijnë nga vende të cilësuara si të sigurta.

Autoritetet franceze e shohin me shqetësim këtë valë ardhjeje të pazakontë të shqiptarëve, duke tentuar t’i ndërgjegjësojnë se e kanë zero shansin për azil kur është fjala për kontekste ekonomike.

Prej afro katër vitesh ka një prirje në rritje të shqiptarëve për t’u larguar nga vendi, shndërruar dhe në psikozë kolektive.

/tesheshi.com/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies