Fillimi LajmeIzraeli shkatërron shkallët historike që çojnë drejt Mesxhid al-Aksasë

Izraeli shkatërron shkallët historike që çojnë drejt Mesxhid al-Aksasë

nga Shekulli Agency

Komuna izraelite e Kudsit shkatërroi një shkallë historike që çon në zonën e Qytetit të Vjetër dhe faltoren e shenjtë Mesxhid al-Aksa, raporton (AA).

Duke folur për AA, kreu i Komisionit për Mbrojtjen e Varreve Muslimane, Mustafa Abu Zehra, tha se ekipet komunale të forcave pushtuese bastisën zonën e portës Bab al-Esbat në shoqërim të një buldozeri dhe shkatërruan shkallët drejt Varrezës së Dëshmorëve.

Abu Zehra deklaroi se me këtë sulm, autoritetet izraelite kanë për qëllim krijimin e një projekti të quajtur “Kopshtet e Tevratit” në truallin e Varrezës së Dëshmorëve.

Duke theksuar se Varreza e Dëshmorëve mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 4 mijë metrash katrorë, Abu Zehra tha se në këtë zonë ka shumë varre të vjetër dhe të rinj, si dhe Monumenti i Ushtarit të Panjohur.

Abu Zehra u bëri thirrje banorëve të Kudsit të bashkohen për të mbrojtur strukturat e rëndësishme dhe ikonike të Kudsit nga presioni i pushtimit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies