28
Një avion i tipit “Mirage 2000” i Forcave Ajrore të Greqisë është rrëzuar në afërsi të ishullit Skyros, i cili gjendet në lindje të gadishullit Eyvia.
Në njoftimin e lëshuar nga Forcat Ajrore Greke, theksohet se avioni është rrëzuar në ujërat verilindore të ishullit në 12:15, sipas kohës lokale.
Theksohet se kanë filluar punimet për kërkim dhe shpëtim në rajon, ndërsa mediat greke raportuan se avioni është rrëzuar gjatë uljes.