Që para se të fillonte Lufta e Parë Botërore, projektuan Britania, Franca dhe Rusia planin e madh për ndarje të tokave Ballkanike në favorë të treshit të madh duke anashkaluar vullnetin e shumë popujve ballkanas e veçmasë të Shqiptarëve që barbarisht ua copëtoi trungun Etnik duke e sakatosur për një jetë shekulli!
Që atëherë Britaniko-Francezët dhe Rusia në favor të vet vendosën të ngrisin ‘’Mbretërin e Madhe Serbe’’ e ashtuquajtur ‘Jugosllavi-SKS’ duke kërkuar për shpërblimin kushte serbisë që nënkupton luftënxitjen e LPB-re duke vrarë në Sarajevë Dukën Austro-Hungarezë, gjë që u realizu!
Dhe pastaj kjo kreatur serbosllave SKS dirigjohej nga Britania-Franca dhe Rusia me gjitha barbaritë jashta dhe brenda saj si treshja më mizore e shekullit të kaluar!
Kjo kreatur kishte një jetëgjatësi të shkurtër prej njëzetvitesh që me dëmshpërblime dhunoi shtetet humbëse që të lind kasaphaneja më e përgjakshme se ajo e Para siç ishte Lufta e Dytë Botërore ku sërish u vu serbosllavia pran tyre tani duke e krijuar ‘’Jugosllavinë Titoiste’’ që lindi gjatë takimit mes Anglo-Amerikanëve dhe Sovjetikëve Rus në Krime.
Konferenca e Jaltës ishte një takim diplomatik të krerëve aleat Franklin D. Roosvelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif Stalin (BRSS) e cila gjendet në vendpushimin Krimean e Jaltës, në 11 shkurt 1945. Ky ishte takimi i dytë i takimit Aleat gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Temat e konferencës ishin kryesisht ndarja e Gjermanisë dhe shpërndarjen e energjisë në Evropë pas përfundimit të luftës. Po këtu u vendosë fati edhe i popujve të Ballkanit të cilin sërish do të ricopëtonin sipas apetiteve të Fuqive të Mëdha ku për Vendimet në të Winston Churchill pati shkruar:
Rumania: Rusia 90 % – të tjerët 10 %.
Greqia: Mbretëria e Bashkuar 90 % – Rusia 10 %.
Jugosllavia: 50 % – 50 %.
Hungaria: 50 % – 50 %.
Bullgaria: Rusia 75 % – të tjerët 25 %.
Stalini e miratoi sipas Churchillit propozimin duke vendosur një ‘V’ mbi letër.
Por me kalimin e kohës Amerika ushtarakisht ia kaloi Mbretërisë së Madhe dhe ia morri mandatin Britanik mbi Botën dhe Ballkanin duke e bërë aleatë Ruso-Sovjetikët që sunduan brutalisht përmes Serbisë brenda Jugosllavisë.
Edhe kjo ‘Jugosllavi Titoiste’’ e skaduar si më parë do rrënohet nga CIA pa bërë të pesdhjetat dhe ate përrmes demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë’’ duke i nxitur shqiptarët për ti lënë më pas në dhunë e terrë të paparë prej një decenie të plotë po nga SHBA!
Plani sekret i CIA-së dhe spiunazhit gjerman për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-së amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë dhe ricopëtim i Ballkanit në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së dhe ate fill pas rrëzimit të murit të Berlinit më vitin 1989, akti që paralajmëroj ‘Vdekjen e Jugosllavisë’ mbi gjak!
Dhe prej Perëndimit nuk vonoi erdhi dhuna mbi popujtë jugosllav në vitin 1991, e cila si gjithnjë tërhiqej si hipokrite gjojase është e papërgaditur të ballafaqohet me forcat serbojugosllave por duke bërë sehir anash si populli kalonte nën giljotinën serbe… derisa në atë kohë Rusia e dezorientuar kish kapitulluar në luftën me çeçenët, situatë që detyroj të humb edhe kontrollin mbi jugosllavinë e ndarë në sferat e interesit që në Yalta mes tyre, në 50%-50%!
Në atë periudhë Turqia me Kryeministrin e Turqisë, Bülent Ecevit i garanton Shqipërisë se “Në rast nevoje, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë dhe nuk do të lejojë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë më 2-3 mars të vitit 1999 homologut shqiptar Pandali Majko.
Por kur ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikohej ndarja e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së, në atë kombinacion ata nuk e kishin parapar Turqinë e cila vetëm pas tri viteve më 2002 do të shtrihet furishëm në skenë gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht drejt Ballkanit duke ndarë kollaçin në tri pjesë që çmendi dhe tërboi palën amerikano-gjermane të cilët arritën në atë situatë sot të bartin plaçkat nga aeroporti ushtarak i NATO-s në ‘’Inxhirlik’’!
Dhe si për fund, për gjenocidin në ish jugosllavi fajin e bartë pikërisht Bota Perëndimore e cila kishte dert se si të uzurpoj territoret prej serbisë e t’i kalojnë drejt në duartë e NATO-së me ndrim rolesh duke aktruar kinse janë çlirues me krye kaubojin xhimi Klinton. Por mos harojmë se dita do vjen dhe llogaria do jepet padyshim!
