Fillimi LajmeGjykata Speciale arreston në Belgjikë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shala

Gjykata Speciale arreston në Belgjikë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shala

nga Shekulli Agency

Në zbatim të fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), e njohur si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, në Belgjikës është arrestuar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

Siç njofton DHSK, autoritetet e Belgjikës e arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, tha DHSK.

Më tej, thuhet se së shpejti do të njoftohen edhe informacione të tjera, përfshirë edhe për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme, e cila në bazë të rregullave “bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”.

Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i UÇK-së me nofkën “Komandant Ujku”, kishte deklaruar gjatë muajit shkurt të vitit 2019 se ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pjetër Shala ka thënë se ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant i UÇK-së, në fshatin Dujakë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies