Fillimi LajmeBiden ndjek vijat e Trump-it, mesazh emigrantëve: Mos ejani këtu

Biden ndjek vijat e Trump-it, mesazh emigrantëve: Mos ejani këtu

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, lidhur me numrin e emigrantëve të paligjshëm që rritet çdo ditë e më shumë në kufirin me Meksikën, tha “Emigrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”.

Gjatë një vizite në rajonin Pennsylvania, Biden dha një intervistë për ABC News.

Në përgjigjen e tij në pyetjen lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm që po përjetohet ditët e fundit në kufirin me Meksikën, Biden tha: “Emigrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”.

Biden vuri në dukje se kanë kthyer shumë nga emigrantët e paligjshëm që kanë ardhur në vend. “Para së gjithash duhet të dini se në 2 vitet e fundit, në 2019 dhe 2020 ka pasur rritje të numrit të emigrantëve”, tha ai

Ndërsa në pyetjen nëse ka mundësi që të përkeqësohet situata në kufirin me Meksikën, presidenti Biden tha: “Po, kjo mund të ndodhë”.

“Për mendimin tim, guvernatori i New Yorkut, Cuomo do të gjykohet”

Në pyetjen lidhur me pretendimet se guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo ka bërë ngacmime dhe nëse hetimet ndaj tij duhet të vazhdojnë, Biden tha: “Po duhet. Për mendimin tim, guvernatori i New Yorkut, Cuomo do të gjykohet”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies