Fillimi LajmeGjermania arreston punonjësin në Ambasadën Britanike me akuzën se ka spiunuar për Rusinë

Gjermania arreston punonjësin në Ambasadën Britanike me akuzën se ka spiunuar për Rusinë

nga Shekulli Agency

Policia gjermane ka arrestuar një punonjës të Ambasadës Britanike me akuzën e spiunazhit për Rusinë.

Zyra e Prokurorit Federal Gjerman në një deklaratë njoftoi se shtetasi britanik, i identifikuar vetëm si David S., u mor në paraburgim dje në qytetin e Potsdam.

Hetimet kanë zbuluar se i akuzuari ishte në kontakt me një anëtar të shërbimit të inteligjencës ruse të paktën nga nëntori i vitit 2020, ndërsa sipas prokurorëve, ai u dha disa dokumente rusëve në këmbim të një sasie të panjohur parash.

Hetuesit kanë kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e personit, thuhet në deklaratë, duke shtuar se arrestimi ishte rezultat i një hetimi të përbashkët nga autoritetet gjermane dhe britanike. Anadolu Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies