
Zyra Federale e Kryeprokurorisë pranoi aktakuzën e cila është përgatitur për herë të parë në Gjermani me arsyetimin që dy punonjës të shërbimit sekret sirian kanë kryer tortura.
Në një deklaratë me shkrim nga Kryeprokuroria Federale njoftohet se gjykata e lartë e rajonit Koblenz ka pranuar aktakuzën e përgatitur kundër sirianëve Anwar R. dhe Eyad A. për të cilët pretendohet se kanë punuar për shërbimet sekrete siriane dhe se kanë kryer tortura kundër opozitarëve në Siri.
Dy punonjësit nënshtetas sirianë që janë të arrestuar mbahen përgjegjës për zbatimin e torturave ndaj rreth 4 mijë personave madje që kanë shkaktuar edhe vdekjen e 58 prej tyre gjatë periudhës kur ishin në Siri.
Anwar R. theksohet se ka ardhur në Gjermani në vitin 2014, ndërsa Eyad A. në vitin 2018 dhe ata u arrestuan në shkurt të vitit 2018.
Qendra Evropiane Kushtetuese dhe e të Drejtave të Njeriut (ECCHR) mirëpriti pranimin e aktakuzës.
Sekretari i Përgjithshëm i ECCHR-së, Wolfgang Kaleck, në një deklaratë me shkrim tha se, “Pranimi i kësaj aktakuze është një hap i rëndësishëm kryesisht për ata që janë përballur me torturat e regjimit të Asadit”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që autorët kryesorë të torturave të regjimit të Asadit të sillen para drejtësisë në Gjermani apo në çdo vend tjetër”, shtoi ai.