Fillimi PolitikëKryeministri Rama takon homologun grek

Kryeministri Rama takon homologun grek

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Athinë ka realizuar një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Rama është takuar me homologun grek në kuadër të qëndrimit të tij në Greqi për samitin mes Bashkimit Evropian(BE) dhe Ligës Arabe.

Kujtojmë se në prill të vitit 2018, Shqipëria dhe Greqia mbajtën raundin e parë të bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve.

Që nga ajo kohë, janë mbajtur disa takime dhe raunde bisedimesh mes delegacioneve, me fokus arritjen e marrëveshjes për kufizimin e zonave detare, por edhe për çështje të tjera.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies