
Në Meskhetia të Gjeorgjisë një infermiere 27-vjeçare, e cila pas marrjes së vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19) kishte rënë në komë ka humbur jetën, transmeton (AA).
Infermierja, e cila ra në koma dje në klinikën Imedi në qytetin Meskhetia pasi u vaksinua me vaksinën e zhvilluar nga kompania farmaceutike e Universitetit të Oxfordit, AstraZeneca u transferua në Tbilisi ku dhe vdiq në Klinikën e Parë Universitare.
Infermierja, e cila nuk mund të zgjohej nga koma pavarësisht trajtimeve për rreth 16 orë, vdiq në orën 12:00 sipas kohës lokale.
Brenda pak minutave pas vaksinimit u zhvillua anafilaksia
Infermierja, e cila mori vaksinën AstraZeneca në Klinikën Imedi në qytetin Meskhetia, zhvilloi anafilaksi (reaksion alergjik serioz, potencialisht i rrezikshëm për jetën që duhet trajtuar menjëherë) disa minuta pas vaksinimit.
Komiteti i vaksinimit, i cili u mblodh për shkak të komës së infermieres vendosi të vazhdojë aplikimin e vaksinës AstraZeneca në vend.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili dje në mëngjes u vaksinua me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
Gjeorgjia në fazën e parë më 13 mars bleu 43.200 doza të vaksinës AstraZeneca.
Në vend, si pjesë e luftës kundër COVID-19, më 15 mars filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor.