Fillimi Poezi/LetërsiPoezi nga poetja : XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

Poezi nga poetja : XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

nga Shekulli Agency

Rrugëve të qytetit mungon hija ime
E as hapat e shpejtuar nga nxitimi
Nuk dëgjohen më.

As zëri përshëndes i ndonjë kalimtari rasti
Apo edhe përshëndetja e takimet e qastit
Më ndonjë të njohur.

Do të kaloj vetëm një apo dy ditë nga lajmet e ditës
Dëgjuar apo lexuar diku se kaloi në amshim edhe një njeri
Pastaj do të mbyllet si kapitulli i fundit kur perdja bie.

Kjo sigurisht se është trishtuese
Kur e mendon se deri dje ti ishteu vet mrekullia,
Që i the gjallëri çdo gjëje
Prandaj, gëzoju e lumturoju secilit moment.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies