Fillimi LajmeForcat turke neutralizojnë 15 terroristë në veri të Irakut

Forcat turke neutralizojnë 15 terroristë në veri të Irakut

nga Shekulli Agency

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar 15 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, njoftoi sot ushtria turke.

Përmes një postimi në Twitter, TSK tha se sulmet ajrore të cilat u ndërmorrën të premten u zhvilluan në rajonet Gara, Zap dhe Avasin-Basyan në veri të Irakut ku u neutralizuan 15 terroristë të PKK-së.

Autoritetet ushtarake turke termin ‘neutralizim” e përdorin në rastet kur terroristët vriten, kapen apo dorëzohen.

Poashtu në njoftim bëhet e ditur se në sulmet ajrore janë shkatërruar gjithashtu edhe disa baza dhe depo të grupit terrorist.

Në fushatën e saj terroriste kundër Turqisë, PKK-ja, e cila figuron në listat e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vrasjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies