Fillimi LajmeFokusVetëm një i infektuar me ethe hemorragjike këtë vit

Vetëm një i infektuar me ethe hemorragjike këtë vit

nga Shekulli Agency

2

Përmes një kumtese, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Këshilli Ndërministror për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë, këtë vit ka regjistruar vetëm një rast të infektimit nga këto ethe.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, ka thënë se kjo është rezultat i strategjisë së përdorur nga ky këshill për luftimin e etheve hemorragjike ka qenë efikas.

“Ne duhet të vazhdojmë punën tonë duke i përdorur të gjitha mjetet e mundshme për të luftuar ethet hemorragjike, me qëllim që qytetarët e komunave endemike të mund të lëvizin dhe kryejnë aktivitetet e tyre të sigurt”, ka thënë Ministri Rrahmani.

Në bazë të raportimit të mjekut Jusuf Dedushaj, përfaqësues i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lidhur me situatën epidemiologjike në komunat më endemike për Ethe hemorragjike si Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klinë, u tha se për këtë vit, janë shënuar 2 300 pickime, me vetëm një rast me Ethe hemorragjike, i cili është trajtuar me sukses.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies